21:22 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Çmimi Special 2019 shkon për Kombëtaren e Hendbollit U-21

Çmimi Special shkon për Kombëtaren e Hendbollit U-21, e cila shkroi historinë në vitin që lam pas.

Kjo skuadër arriti që nga sportet ekipore të jetë e para që kualifikohet në një kampionat botëror.

Djelmoshat tanë e arritën këtë sukses, fillimisht pas fitimit të trofeut IHF të kontinentit evropian, dhe më pas fitimit të trofeut IHF Intercontinental, gara këto që vlenin për kualifikim në botëror.