Çmimin ‘Shpresa e Vitit’ 2019 në kategorinë e meshkujve e fiton Muhamet Ramadani

Në mbrëmjen Laureatët 2019 atletit Muhamet Ramadanit i është ndarë çmimi ‘Shpresa e Vitit’ në kategorinë e meshkujve.
17 vjeçari fitoi medaljen e artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, në displinën e hedhjes së gjylës 5 kilogram.
Të njëjtin vit, ai u shpall edhe kampion i Ballkanit për U-18, dhe medalist i bronztë i Ballkanit në grupmoshën U-20.
