21:30 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

“Çmontohet” portreti i Putinit në maunen serbe që hyri sot në Pejë

Një maune me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin është futur sot nga Serbia në Kosovë, më saktësisht ne qytetin e Pejës.  

Qytetarë të shumtë këtë e kanë cilësuar si provokim, andaj pas reagimit të tyre iu është mbuluar fytyra, duke “çmontuar” kështu tërësisht portretin e Putinit.

Derisa Policia ka bërë të të ditur se ngasësin e maunes e ka ndalur, e Indeksonline mëson se kjo maune është dërguar në Mitrovicë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vënë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, sipas të cilave, mallrat që hyjnë pranohen vetëm nëse i referohen Kosovës, sipas termave kushtetues të saj./Indeksonline