23:55 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / C E

Çmontohet Valencia – Benzma me super gol i ‘përzë’ mysafirët

Skuadra e Valencias ka pësuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Real Madrid.

Kryeqytetasit kanë thelluar epërsinë me anë të Karim Benzemas i cili në minutën e 87-të arriti të shënoi një super gol, transmeton Indeksonline.

Me këtë gol, ia siguron fitoren Real Madridit, të cilët mbajnë hapin me Barcelonën.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për skuadrën nga Madridi që është në garë për titull./Indeksonline/