Ç’ndodhi? Ndahen Roza Lati dhe Xhonatan Islami?
Roza Lati dhe Xhonatan Islami prej disa muajsh ishin një nga çiftet më të komentuara në showbizz, duke shfaqur publikisht dashurinë e tyre përmes postimeve të shumta në Instagram.
Lidhja e tyre, e cila nisi në det, siç rrëfeu vetë Roza, duket se po kalon një moment tensioni.
Nëse i hedh një sy profileve të tyre në rrjetet sociale, vihet re se të gjitha fotot e çiftit, të postuara gjatë muajve të verës dhe më parë, janë fshirë.

Heqja e papritur e postimeve ka nxitur dyshime të forta për një krisje apo edhe fund të romancës.
Megjithatë, një detaj i rëndësishëm ka lënë vend për shpresë: të dy vijojnë të ndiqen në Instagram.
Pavarësisht kësaj fshehjeje të fotove, të dy duket se ende nuk e kanë ndërprerë kontaktin, duke treguar se mund të bëhet fjalë për një krisje të përkohshme dhe jo për një ndarje përfundimtare.

