Ç’nënkupton shiriti në krahun e Rita Orës?
Rita Ora pati një paraqitje unike bashkë me bashkëshortin e saj, në një event të zhvilluar nga magazina “Vogue”.
Ylli shqiptar me famë botërore veshi një kostum të zi me këmishë të bardhë, shkruan IndeksOnline.
Por, vëmendjen e mori një shirit i lidhur në krahun e këngëtares.
“Emigrante” shkruan në shiritin e Ritës, fjalë kjo e shkruar nga vetë dora e artistes.
Përmes kësaj simbolike, ajo ka tentuar të përçojë mesazh për të drejtat e migrantëve.
Rita, si një imigrante vet, ka folur jo rrallë herë për peripecitë që kalojnë njerëzit që vendosin të emigrojnë./IndeksOnline/

