Çnjerëzore, qytetarët hedhin nëpër rrugë mbetjet e kurbanëve

Një veprim çnjerëzor është bërë në fshatin Bajnic, në rrugën Ferizaj – Brezovicë.
Qytetarët kanë hedhur nëpër rrugë mbetjet e brendshme të bagëtive të therura për festën e djeshme të Kurban Bajramit.

Indeksonline ka siguruar pamje ku shihet rruga e mbushur me mbetje të kurbanëve. KLIKO KËTU – VIDEO
Kjo pamje padyshim që është e shëmtuar. Përveç kësaj ato mbetje lëshojnë kundërmim të rëndë që mund të shkaktojë ndonjë sëmundje ngjitëse.
