75 Mall Live Search
10:10 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ç’njerëzore: Xhaxhai shkel mbesën një-vjeçare me veturë dhe ikën

Foshnja 1 vjeçare në periferi të Pensilvanisë është duke luftuar me jetën, pasi xhaxhai i saj e shkeli atë me kamionin e tij që peshonte më shumë se tre ton.

Mirëpo, në vend që xhaxhai të ndalonte dhe ta merrte atë për ta dërguar në spital, ai iku nga vendi i ngjarjes, transmeton Indeksonline.

Për fat të mirë, kamerat e sigurisë së një shtëpie përballë kapën momentin kur shoferi hipën në veturë dhe fillon ta ngas, pa shikuar përpara.

Sipas pamjeve, nëna 23 vjeçare, Zayliah Medina vrapoi shpejt dhe e kapi vajzën për ta dërguar në spital, derisa xhaxhai iku sa më shpejt që mundi.

Xhaxhai Eddie Alvarado, 33 vjeçar u kthye prapë te vetura e tij, por iku menjëherë, në mënyrë që mos të kapej nga policia, e cila tanimë kishte arritur në vendin e ngjarjes.

Pas disa ditësh, Alvarado u kap dhe dërgua në burg të mërkurën për tu përballë me akuzat.

Ai kishte ikur pasi nuk ka leje qëndrimi në SHBA, sepse kishte ardhur ilegalisht nga Meksika.

Foshnja ka lëndime të rënda të kokës, lëndime të brendshme, eshtra të thyera dhe lëndime kurrizore. /Indeksonline/