75 Mall Live Search
22:04 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

CNN: Ka shumë policë të plagosur në Kapitol

CNN raporton se ka shumë oficerë të plagosur në Kapitol. Ata janë transportuar për në spital.


Sakaq figurat kryesore të vendit e kanë dënuar dhunën, duke e cilësuar atë të papranueshme për një vend demokratik.

Kaosi ka shpërthyer brenda Kongresit në SHBA ndërsa mbështetësit pro-Trump janë futur në ndërtesë.

Protestuesit i janë përgjigjur thirrjeve të presidentit në detyrë Donald Trump për të kundërshtuat procesin zgjedhor, që sipas tij është vjedhur.

Në momentin e hyrjes së protestuesve në Kapitol, dy dhomat e Kongresit Amerikan po mblidheshin për të konfirmuar fiton e Biden ndaj Trump, por mbledhja është ndërprerë.