10:43 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Coachella shtyhet, shkak koronavirusi

Një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës në botë është shtyrë për shkak të koronavirusit.

Coachella u caktua të zhvillohej muajin e ardhshëm në shkretëtirën e Kalifornisë. Rage Against The Machine dhe Frank Ocean ishin ndër artistët që do të performonin, shkruan BBC-i, transmeton Indeksonline.

Coachella tani e ka shtyrë për në tetor, me kërkesën e autoriteteve lokale të shëndetit.

Shifrat e fundit tregojnë se SHBA-ja ka më shumë se 1.000 raste të konfirmuara të sëmundjes dhe 28 të vdekur.

Festivali i Muzikës dhe Arteve i Coachella Valley është një nga ngjarjet më të mëdha botërore në muzikë ku marrin pjesë shumë të famshëm.

Këtë vit ishin paraparë të performonin: Travis Scotti, Calvin Harrisi dhe Lana Del Rey.

Stagecoach, një festival muzikor në vend i organizuar nga e njëjta kompani, gjithashtu është zhvendosur nga prilli në tetor.

“Ndërsa ky vendim vjen në një kohë të pasigurisë universale, ne e konsiderojmë shumë seriozisht sigurinë dhe shëndetin e mysafirëve, stafit dhe komunitetit tonë”, tha Goldenvoice në një deklaratë.

Coachella tani do të zhvillohet në fundjavat e 9, 10 dhe 11 tetor dhe 16, 17 dhe 18 tetor, ndërsa Stagecoachi, do të mbahet në 23, 24 dhe 25 tetor.

Coachella tërhoqi rreth 250,000 të pranishëm vitin e kaluar, ndërsa më shumë se 70.000 njerëz morën pjesë në Stagecoach./Indeksonline/