75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 30 Mars 2026 / P M

“Cobra” me pranga por i buzëqeshur, sillet para Gjykatës

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka filluar gjykimi i Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra”. Ky i fundit me pranga në duar është parë duke hyrë në sallë i buzëqeshur.

Në këtë seancë do të rishqyrtohet vendimi i shkallës së parë, me të cilin Hoxha është dënuar me 24 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë. Rasti, që ka marrë vëmendje të madhe publike, rikthehet sërish në fokus, ndërsa pritet të shihet nëse Apeli do ta konfirmojë dënimin aktual apo do të sjellë një vendim të ri pas shqyrtimit të plotë të çështjes.