11:07 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / AR

Coca Cola Hellenic inspiron të rinjët Kosovar për t’i realizuar ëndërrat e tyre

Përvetësimi i vazhdueshëm i shkathtësive të reja në platformat digjitale, zgjerimi i njohurive biznesore si dhe përfitimi i aftësive të buta nën monitorimin e vazhdueshëm të zhvillimeve në tregun e punës janë çelesi që hap dyert drejtë një karrierë të suksesshme.

Situata pandemike na ka përballur me një realitet të ri për të cilin nuk ishim mjaftueshëm të përgatitur të gjithë, pikërisht kjo situat na kujtoi rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm, të mësuarit të shpejtë dhe të qenurit fleksibil ndaj të pa priturave. Prandaj, Coca Cola HBC Kosova përmes programit “Youth Empowered” këtë vit me shumë se kurrë më parë ka tentuar të fuqizoj dhe mbështes të rinjët e Kosovës duke ju ofruar mundësinë për të fituar njohuri të reja si dhe për tu lidhur me bashkmoshatarët e tyre që janë duke kaluar në të njejtat faza duke shndërruar komplet platformën në formën elektornike.

Coca-Cola Përkrah Rininë, plaformë e cila tashmë po bëhet traditë në tregun e Kosovës është qendra ku të rinjët mund të mësojnë dhe të marrin udhëzime e praktika të mira përmes moduleve të ligjeruara nga ekspertë të fushës së biznesit, digjitalizimit si dhe ekspert të aftësive të buta e gjithashtu edhe përmes seancave të mentorimit nga menaxherët e Coca-Cola HBC Kosova, përvoja të cilat do t’i ndihmojnë pjesëmarrësit të qasen më lehtë në tregun e punës si dhe do të jenë shtyllë drejtë një karrierë të suksesshme.

Viti 2021, i cili edhe shënon vitin e 4-të me radhë të këtij programi ka grumbulluar mbi 1000 aplikacione, 155 prej të cilëve veq se kanë përfunduar këtë eksperiencë unike të të mësuarit. Ndër vite ky program ka mbledhur dhe trajnuar mbi 1300 të rinjë Kosovar. Synimi i këtij progami është të përmirësoj perspektivat e punësimit duke ju hapur rrugë gjeneratave të reja për një ekperiencë jetësore.

“Përmes platformës Coca-Cola Përkrah Rininë, të rinjtë mund të vazhdojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre përmes moduleve në komunikim, zhvillim personal, ndërveprimi si dhe përmes zgjerimit të aftësive biznesore dhe atyre digjitale. Të rinjët Kosovar jo vetëm se do të jenë më të përgatitur për tregun e punës, por edhe për nismat vetanake biznesore” – ka thënë z. Ilir Cakolli drejtor menaxhues pranë Coca-Cola Hellenic Kosovë.

 “Ne jemi të lumtur me arritjet që ka pasur programi ndër vite, dhe padyshim se sukesi i këtyre të rinjëve është sukses edhe i joni. Kapaciteti dhe vullneti që kanë të rinjët tanë është për tu admiruar, andaj edhe ne si kompani jemi më të motivuar se asnjëhere më parë që t’iu ofrojmë kushtet dhe mundësit e duhura për t’i inspiruar që të besojnë në vetvete dhe t’iu japim hapat e duhur drejt një të ardhme të ndritshme. Me numrat që kemi parë deri më tani, besojmë fuqishëm që ky program do të rritet akoma më shumë ndër vite, gjë e cila më bënë teje mase të lumtur” është shprehur tutje z. Cakolli.