13:35 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / C E

Coca Cola me humbje të mëdha për shkak të pandemisë

“Coca Cola”, ka raportuar një rënie të të ardhurave prej 5% në tremujor.

Kjo ka ndodhur për shkak të masave që janë marrë për shkak të pandemisë, si mbyllja e restoranteve, kinemave dhe ngjarjeve sportive në shumë pjesë të botës.

Të ardhurat neto ranë në 8.61 miliardë dollarë në tre muajt e mbyllur, më 31 dhjetor, nga 9.07 miliardë dollarë një vit më parë.

Kjo është një nga rëniet më të mëdha të kompanisë së famshme në këtë milenium të ri. /IndeksOnline/