Coca-Cola prodhon kokainë në një fabrikë amerikane

Kokaina prodhohet në një fabrikë të vogël në New Jersey të SHBA-ve. Substanca prodhohet legalisht me licencë nga agjencia amerikane e zbatimit të drogës DEA.
Akoma më befasues është fakti se importimi i gjetheve të kokasë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat përdoren në prodhimin e kokainës, bëhet për llogari të kompanisë Coca-Cola.

Kompania Stepan përpunon deri në 500 tonë gjethe koka çdo vit.
Stepan Co. është e vetmja kompani në SHBA e licencuar për të importuar gjethe koka kryesisht nga Peruja dhe Bolivia.

Marrëveshja me qeverinë e Uashingtonit daton në vitet 1980. Vetëm janarin e kaluar, kompania rinovoi me sukses aplikimin e saj për të importuar lëndën e parë të përdorur për prodhimin e kokainës./Indeksonline/