Coca-Cola reklamohet nga LGBT, bëhet thirrje për bojkot
Kompania e famshme Coca- Cola ka bërë reklamen e radhës në Hungari, ku përfshihen çifte të të njejtës gjini.
Në këtë reklamë duken këto çifte teksa mbajnë shihet e Coca-Cola’s dhe poashtu shkëmbejnë edhe puthje, shkruan CNN- transmeton Indeksonline.
Tani kompania përballet me reagime nga politikanët hungarezë dhe aktivistët konservatorë. Por Coca-Cola nuk ka plan të tërhiqet.
Lidhur me këtë disa politikanë udhëheqës dhe media kanë bërë thirrje për bojkotim të produkteve të CO ose ndalimin e reklamave “Love is Love”.
“Kompania Coca-Cola përpiqet për diversitet, përfshirje dhe barazi në biznesin tonë, dhe ne i mbështesim këto të drejta edhe në shoqëri,” tha një zëdhënës i kompanisë për media.
“Si një mbështetës i gjatë i komunitetit LGBT, ne besojmë se të gjithë kanë të drejtë ta duan personin që ata zgjedhin. Fushata që zhvillohet aktualisht në Hungari pasqyron këto vlera.”, thuhet tutje në këtë deklaratë zyrtare. /Indeksonline/