Coca-Cola shpejtë do të prodhojë edhe pije alkoolike
Coca-Cola është duke planifikuar që të prodhojë një pijë alkoolike për herë të parë në historinë 125 vjeçare të kompanisë.
Kjo gjë do të bëhet duke pasur për bazë një pije të pëlqyer japoneze. Kjo pije ka tërhequr vëmendjen dhe së fundi po pëlqehet shumë nga njerëzit. Ky produkt i quajtur Chu-Hi përmban zakonisht nga 3-8 për qind alkool.
Ky lloj i pijes alkoolike zakonisht u referohet pijeve të ëmbla alkoolike.
Drejtori i Coca-Colës në Japoni ka thënë se kjo lëvizje është një eksperiment modest për tregun e tyre.
“Ne nuk kemi eksperimentuar në përmbajtjen e alkoolit më herët, mirëpo ky është një shembull i asaj se mund të shohim edhe mundësitë jashtë fushës sonë”, thotë Jorge Garduno.
Mirëpo, nuk ka shumë mundësi që kjo pije të shpërndahet edhe jashtë Japonisë.