Coca Cola tërheq miliona pije nga tregu evropian

Coca Cola ka tërhequr miliona pije nga tregu evropian. Kjo pasi që në një seri të pijeve është konstatuar prania e një kimikati të quajtur klorat.
Tërheqja e pijeve është fokusuar më tepër në tri shtete, Belgjikë, Luksemburg dhe në Holandë. Kimikati është vërejtuar në marka si Coke, Fanta, Sprite, Tropico dhe Minute Maid.
Agjencia e Standardeve të Ushqimit ka thënë se po heton këtë rast.
Efektet e kloratit te njerëzit nëse merren me doza të larta mund të shkaktojnë të vjella, diarre dhe kufizimin e aftësisë së gjakut për të absorbuar oksigjenin./Indeksonline/