75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 29 Maj 2025 / G T

Cole Palmer, lojtari i ndeshjes mbrëmë: Nuk kisha xhepa për ta lënë çmimin, e vendosa këtu!

Skuadra e Chelseat mbrëmë shënoi fitore 4:1 ndaj Real Betisit, në finalen e madhe të UEFA Conference League.

Cole Palmer padyshim ishte njeriu i ndeshjes dhe në fund e mori çmimin nga UEFA, shkruan Indeksonline

Në intervistën në “CBS”, mesfushori anglez u paraqit duke e mbajtur këtë çmim në një vend interesant.

I pyetur nga gazetarja, pse këtu? Ai u përgjigj: Nuk kisha se ku ta mbaja, nuk kam xhepa.

Kujtojmë që Cole Palmer mbrëmë bëri dy asiste te goli i Enzo Fernandezit dhe Nicolas Jacksonit.

Chelsea mbrëmë u bë skuadra e parë që fiton tri kompeticionet e UEFA-s: Ligën e Kampionëve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës./Indeksonline/