09:33 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Cole Palmer mbrëmë i tregoi Pochettinos që s’o për qendër-sulmues, dështoi nga afërsia

Skuadra e Chelseat u mposht në gjysmëfinalen e parë në Carabao Cup ndaj Middlesbrough me rezultatin minimal 1 me 0.

Lojtari i Bluve të Londrës, Cole Palmer humbi një rast të 100 për qind gjatë ndeshjes. Anglezi gaboi të shënonte nga zona e pesë metërshit, shkruan Indeksonline

Mbrëmë Pochettino e futi Palmerin në qendër të sulmit, duke lënë Armando Brojën në bankën rezervë.

Kjo i ka befasuar edhe tifzoët e klubit londinez, të cilët tashmë janë kundër trajnerit argjentinas, i cili ka rezultate tejet negative./Indeksonline/