75 Mall Live Search
14:40 / E Premte, 28 Mars 2025 / G T

Cole Palmer rikthehet në stërvitje, i gatshëm për derbin e Londrës

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Cole Palmer, është rikthyer në stërvitje me blutë e Londrës.

Palmer mungoi në dy ndeshjet e muajit mars me “Tre luanët” për shkak të një lëndimi, shkruan Indeksonline

Por, mesfushori sot është rikthyer në stërvitje dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Tottenham Hotspurit.

Chelsea në këtë vikend nuk do të ketë lojë, pasi luhet FA Cup.

Por, të enjtën, më 3 prill, blutë e presin në shtëpinë e “Stamford Bridge”-it, rivalin lokal, Tottenham Hotspur./Indeksonline/