75 Mall Live Search
23:58 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Çollaku: S’ka gjë më të neveritshme, kur gjoja në emër të drejtësisë njollosen luftëtarët e lirisë

Shefi i Zyrës së Presidentit, Bekim Çollaku ka deklaruar se Kosova u çlirua me një luftë të drejtë, që u përkrah nga bota demokratike.

Çollaku deklaroi se kurrë nuk mund të barazohet lufta e drejtë për liri me luftën pushtuese të shtetit të Serbisë që ushtroi dhunë, pastrim etnik, masakra dhe krime kundër njerëzimit mbi popullatën e paarmatosur, transmeton Indeksonline.

Reagimi i plotë:

Nuk ka asgjë më të neveritshme dhe më të pështirë, kur gjoja në emër të drejtësisë njollosen, akuzohen, gjykohen e madje edhe dënohen luftëtarët e lirisë. Çmimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës është tepër i lartë, prandaj përpjekjet për përmbysjen dhe rishkrimin e historisë janë të destinuara të dështojnë