Collet triumfon në Formula 3

Piloti brazilian Caio Collet ka treguar paraqitje shumë të mirë në garën sprint për shpërblimin e madh të Belgjikës të shtunën.
Ai startoi në pozitën e katërt po shpejt e mori kreun duke ia marr pozitën e parë pilotit Taylor Barnard.
Ky i fundit e mbajti këtë pozitë deri në fund për ta siguruar podiumin e parë në kategorinë Formula 3.
Kurse i treti në garën në shtegun Spa Francorchamps përfundoi piloti estonez Paul Aron.
Dy konkurrentët në garën për titull braziliani Gabriel Bortoleto dhe spanjolli Josep Maria Marti nuk e përfunduan garë.