11:18 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Collina është i vetmi gjyqtar që është në kopertinën e një video-loje

Dy ditë më parë, Pierluigi Collina u zgjodh gjyqtari më i mirë në histori të futbollit, çmim ky i dhuruar nga ‘Frace Football’.

Italiani, përgjatë karrierës së tij ishte i padiskutueshëm, madje vendimet e tij nuk diskutoheshin fare nga futbollistët dhe trajnerë, shkruan IndeksOnline

Por, përveç kësaj Collina është gjyqtari i vetëm që imazhi i tij është i publikuar në një kopertinë të një video-loje, pasi zakonisht FIFA dhe PES vendosin futbollist e jo gjyqtarë e as trajnerë.

Kështu, Collina është imazhi i paharruar i “PES2003”.