75 Mall Live Search
20:46 / E Diele, 08 Dhjetor 2024 / G T

Colwill thotë se Chelsea nuk është për titull: 10 minuta pranuam dy gola, ky është niveli!

Skuadra e Chelseat shënoi fitore të madhe në udhëtim ndaj Tottenham Hotspur me shifrat 3:4, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier League.

Pas ndeshjes, mbrojtësi anglez, Lewi Colwill u paraqit në një interviste për Sky Sport, shkruan Indeksonline

Colwill tha se skuadra e tij nuk është në garë për titull. Kjo pasi pranuan dy gola të shpejt.

“Kur ne do jemi gati për titull, atëherë s’do pranonim dy gola për 10 minuta. Ky është niveli”, ka thënë Colwill

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri, Liverpool (35)./Indeksonline/