Como i beson Fabregasit, gati marrëveshja e re me ish-lojtarin spanjoll

Skuadra italiane, Como ka arritur të ngrihet në elitën e futbollit italian për herë të parë pas 21 vjetësh.
Dhe siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, skuadra italiane ka vendosur ta mbajë si trajner të skuadrës ish-lojtarin, Cesc Fabregas, shkruan Indeksonline
Kishte zëra se Fabregasi, do i bashkohej stafit të Chelseat pas largimit të Pochettinos, por spanjolli është i fokusuar te Como.
Fabregasi, ka qenë edhe asistent i trajnerit Roberts ku nën drejtimin e tyre skuadra përfundoi në vendin e dytë në Serie B, duke fituar ngritjen automatikisht në Serie A./IndeksOnline/
🔵🇪🇸 Excl: Cesc Fàbregas, on the verge of signing new long term deal as Como head coach after excellent work last season.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 6, 2024
Being included in Chelsea staff was never an option this summer, full focus on Como project after getting promoted to Serie A. pic.twitter.com/osulAXYPNJ