75 Mall Live Search
20:05 / E Martë, 12 Gusht 2025 / MSH

Como i hap dyert Moratas, zyrtarizohet transferi

Como ka njoftuar arritjen në formë huazimi me detyrim blerjeje, të Alvaro Moratas.

Morata po shkon tek ekipi i Cesc Fabregas me një mori titujsh mbi supe, shkruan IndeksOnline.

Me klubet e tij, Morata ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, një Superkupë UEFA, një Kupë Bote për Klube FIFA, dy tituj të Serie A, dy tituj të La Ligës dhe një titull të Superligës Turke. Kabineti i tij i trofeve përfshin gjithashtu Kupën e Italisë, Kupën FA, Ligën e Evropës dhe disa Superkupa vendase.

Trajneri Cesc Fabregas u shpreh se gjithmonë e ka admiruar mënyrën se si luan dhe mënyrën se si sillet Morata.

 “Jam shumë i lumtur që kam mbërritur në Komo. Vitin e kaluar, duke luajtur kundër tyre, arrita ta vlerësoj ekipin dhe projektin; mund ta shihni që ka shumë ambicie. U premtoj tifozëve dhe klubit se do të jap 200% në çdo seancë stërvitore dhe në çdo ndeshje. Mezi pres ta vesh këtë fanellë” u shpreh Morata, me të arritur në Como.