75 Mall Live Search
15:30 / E Hënë, 12 Maj 2025 / L A

Como po përgaditet për një të ardhme pa Fabregasin, ka në listë këta dy trajnerë

Cesc Fabregas po lidhet me një largim nga Como.

Spanjolli po kalon një periudhë shumë të mirë në Serie A, ku me skuadrën e tij gjendet në mes të tabelës.

Dhe kjo ecuri e tij ka marrë vëmendjen e Bayer Leverkusenit, e cila do të mbetet pa trajner pas largimit të Xabi Alonsos.

Mirëpo sipas raportimeve të “Marca, Como ka në mendje dy kandidatë për të zëvëndësuar spanjollin.

Njëri nga ta është David Ancelotti, djali i trajnerit Carlo Ancelotti i cili është edhe ndihmëstrajner te Reali si dhe Alvaro Arbeloa, i cili është trajner i grupmoshave U-19 të Real Madridit.

Vendimi përfundimtar do të varet nga ajo që do të bëjë Fabregas në javët në vijim, por Como e ka të qartë se nëse trajneri spanjoll largohet, ata nuk do të rrinë duarkryq./IndeksOnline/