75 Mall Live Search
23:29 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Gj Sh

Como po shkruan histori, e eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Como po vazhdon të shkruaj histori.

Skuadra italiane e cila për herë të parë vitin e kaluar u inkuadrua në Serie A, tashmë ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, shkruan IndeksOnline.

Como këtë sukses e arriti pasi në çerekfinale e mposhti Napolin, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 1-1, derisa Como në gjuajtjen e penalltive fitoi me rezultat 7-6, ku një nga penalltit e shënoi edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Në gjysmëfinale, Como do të përballet me skuadrën e Interit./IndeksOnline/