Como ”shkëlqen” edhe në Kupën e Italisë, kalon në çerekfinale
Skuadra e Comos po vazhdon të shkëlqej me paraqitje dhe ruzultate të mira në futbollin italian.
Nën drejtimin e Cesc Fabregas, Como sonte shënoi fitore 3-1 ndaj Fiorentinës në 1/8 e Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale, shkruan IndeksOnline.
Në fakt ”Viola” e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 7-të, me golin e Roberto Piccoli.
Como reagoi shpejtë dhe barazoi rezultatin me golin e Sergi Roberto, në minutën e 20-të.
Futbollisti më i mirë i skuadrës bregdetare, Nico Paz la gjurmë edhe sonte, duke përmbysur rezultatin në minutën e 60-të.
Në fund të takimit, sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata shënoi golin e sigurisë, i pari me fanellën e Comos që nga transferimi i tij.
Como në çerekfinale përballet me Napolin./IndeksOnline/

