Como shpreh interesim për Moratën

Sezoni 2024/25 ishte një për t’u harruar për Alvaro Moratën.
Sulmuesi spanjoll, si te Milani apo edhe Galatasaray nuk arriti të kishte ndonjë ndikim, ku shpeshherë ishte cilësuar si opsion i dytë.
Mirëpo spanjolli mund të largohet edhe nga Milani pas vetëm një viti, por mund të qëndrojë në Serie A, pasi që ka interesim nga skuadra e Comos.
Morata, këtë sezon numëron 13 gola në 41 paraqitje për Milanin dhe Galatasarayn, ku me këtë të fundit u shpall edhe kampion në Turqi./IndeksOnline/