14:07 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / OSH

Comodita filloj eksportimin e produkteve edhe në Izrael

Prodhuesi më i madh  i shpuzës dhe dyshekëve Comodita po vazhdon zgjerimin e saj edhe në Izrael. Sot më, 6 gusht po eksportohen për herë të parë një sasi e konsiderueshme e dyshekëve për një kompani të njohur izraelite.

Drejtori ekzekutiv i Comodita, Eroll Shabi shprehet se “Po e vazhdojmë një rrugëtim të sukseshëm me depërtimin e produkteve tona edhe në tregun izraelit. Jemi të entuziazmuar për depërtimin e prodhimeve tona në tregje të reja”

Ndër të tjera z. Shabi potencon se rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm ka bërë që fabrika e dyshekëve dhe shpuzës Comodita të jetë lider në treg dhe mbi të gjitha kompani e njohur globale. Ai thekson se arritjet kanë ardhë si rezultat i një vizioni të qartë për ecjen përpara në industrinë ku veprojmë. Gjithashtu e rëndësisë së veçantë mbetet gjithmonë puna e një stafi profesional prej 2400 punonjësish, si dhe prodhimi i produkteve tona cilësore duke aplikuar teknologjinë më moderne.

Fabrika e dyshekëve dhe shpuzës Comodita prodhon 2.5 milion dyshekë në vit, 600.000 mbishtresa dysheku dhe 2.5 milion jastëkë.

Ndër të tjera, Comodita është eksportuesi më i madh në vend, ku prodhimet e saj eksportohen në tregje të mëdha si SHBA, Kanadë, Gjermani, Francë, Spanjë, Zvicër, Holladë etj.