Comodita Home nr. 103 ‘zbarkon’ në Peshkopi, gëzohen fort banorët (VIDEO)
Kur banorët e Peshkopisë kërkonin produkte cilësore sikur ato të brendit Comodita Home, duhej të bënin mbi 2 orë rrugë për në Tiranë.
Disa nga ta, porosisnin edhe online. Por tashmë nga e enjtja, e kanë dyqanin në derë të shtëpisë.
Comodita ka hapur pikën numër 103 mu në zemër të qytetit.

E ky lajm i ka gëzuar fort banorët që para derës së brendit u panë edhe para kohës së inagurimit.
“Për ne është shumë pozitive për arsye se ka pasë kërkesa të mëdha, është inaugurimi qysh në ora 12, por për arsye të kërkesës së madhe e fluksit të madh, e hapëm qysh në ora 11”, tha Dardan Selimi i cili është drejtor i zhvillimit të biznesit.
Për dyshekë, tekstil gjumi, kuzhinë, udhëtim, dekor e tualet, e kanë zgjidhjen ideale, krejt ata që vizitojnë Comoditan.

Por përveç shitblerjes, hajrin banorët e këtushëm do të ia shohin edhe sa i përket aspektit ekonomik, në shtimin e vendeve të reja të punës.
Në mesin e tyre, është edhe Elizabeta Hysa, që dikur si studente punonte në dyqanin e Comoditës në Tiranë, mirëpo tash të njëjtës iu mundësua përsëri të jetë pjesë e këtij ekipi profesional edhe pas kthimit në Peshkopi.
Sikurse asaj, mundësi iu ofrua plot të tjerëve aty.
Cilësia e dëshmuar e super-brendit ‘Devolli Corporation’ vazhdon të jetë faktori kryesor se përse Comodita është pjesë e çdo shtëpie shqipfolëse dhe jo vetëm.
Për të parë reagimet e qytetarëve ndiqni storien në vijim:

