09:59 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / AR

Comodita Home organizon festivalin madhështor të zbritjeve

Brendi më i njohur për produktet e shtëpisë Comodita Home, organizon festivalin madhështor të zbritjeve duke i përfshirë të gjitha kategoritë e produkteve shtëpiake si: produktet e gjumit, kuzhinës, servimit, banjos dhe aksesorëve të ndryshëm. Nga data 5 deri më 10 Korrik, ju do të shijoni magjinë e festivalit duke u argëtuar me çmimet më të lira dhe produktet më të mira në treg.

Bëhu edhe ti pjesë e paradës së ngjyrave dhe teksturave, duke përfituar nga zbritja sensacionale në produktet si: dyshekë me fortësi të ndryshme, jastëkë, jorganë, batanije, set çarçafësh e shumë produkte tjera që ju ofrojnë komoditetin optimal për një gjumë sa më të mirë.

Që kuzhinës tuaj të mos i mungoj asgjë kur gatuani dhe tryeza juaj të duket e mrekullueshme, ju gjeni produkte me extra zbritje në sete pjatash me dizajne nga më të ndryshmet, sete lugësh, enë gatimi, aksesorë kuzhine, pajisje elektrike etj. Por jo vetëm, në kohën kur udhëtoni më së shumti Comodita Home ka menduar për ju që çantat e udhëtimit t’i përfitoni me çmimet më të favorshme.

Për 6 ditë e 6 netë rresht, kënaqu me ekperiencen e blerjes dhe shijo shtëpinë tënde me produktet më fantastike në treg. Nuk është vetëm zbritje, nuk i dedikohet vetëm disa produkteve, prandaj ka marrë emrin “Festivali i zbritjeve” dhe ju do të befasoheni me ofertat në produktet e shtëpisë që i keni ëndërruar.

Njësoj sikurse në edicionet tjera edhe këtë vit, shfrytëzoje këtë mundësi dhe përfito nga ofertat speciale që ofron Comodita Home në të gjitha dyqanet e saj, apo ju mund të bleni online direkt nga shtëpia në www.comoditahome.com, të telefononi falas në 0800 25000 apo të shkruani në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Transporti për shërbimet online është falas në tërë Kosovën.

Bëhu edhe ti pjesë e festivalit të zbritjeve në produktet e shtëpisë!

COME TO COMODITA!!!