18:13 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Comodita mirënjohëse Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për testimin e punonjësve

IKSHPK ka filluar me iniciativën për testimin e punonjësve të kompanive dhe prodhuesve vendor.

Kjo nismë e Ministristrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së filloj implementimin më 28 prill duke testuar falas punonjësit me PCR teste në fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës Comodita në Gjakovë.

IKSHPK, dega në Gjakovë testoj 100 punonjës në ditë në fabrikën Comodita, dhe kjo do të vazhdoj deri në përfundim të të gjithë stafit i cili tashmë ka arritur pothuajse 2.000 persona.

Menaxhmenti i Comodita Home dhe stafi shprehin mirënjohjen ndaj shtetit të Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për këtë iniciativë nga e cila do të përfshihen shumë kompani vendore. Drejtoresha Operative potencon se rritja e sigurisë nga virusi Covid 19 për një punë pa shkëputje është shumë e rëndësishme për fabrikën e dyshekëve dhe shpuzës Comodita. Kjo për faktin se numri i punëtorëve është shumë i madh, poashtu marrë parasysh edhe kërkesen e madhe nga exporti për prodhim. Ndër të tjera ajo uron që edhe në këtë pikë të kenë mbështetjen e institucioneve përgjegjëse me ç’rast do të kontribuohej drejtpërsëdrejti në arritjen e objektivave kryesore, që është rritja e exportit me të cilin vjen edhe rritja e numrit të të punësuarve.

IKSHPK do të vazhdoj testimin e punonjësve çdo ditë për kompanitë dhe prodhuesit vendor.