17:00 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / S Z

Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt (FOTO)

Comodita, një lider botëror në industrinë e prodhimit të dyshekëve, po prezantohet denjësisht për të tretën herë me radhë si ekspozuese në panairin ndërkombëtar të produkteve të shtëpisë dhe tekstilit Heimtextil në Frankfurt të Gjermanisë.

Ky event i rëndësishëm shënon një mundësi të re për të eksploruar trendet e fundit në industrinë e tekstilit, ku takohen ekspozuesit dhe blerësit për të forcuar lidhjet biznesore.

comodita gjermani frankfurt

Fabrika e shpuzës dhe dyshekëve Comodita, apo Ventius International, si pjesëmarrëse në këtë panair ndërkombëtar ka qëllim lansimin dhe promovimin e produkteve dhe koleksioneve të reja. Në një hapësirë madhështore, me një sipërfaqe prej 300m2, po ekspozon koleksionet më inovative të prodhimeve të saj, të dizajnuara me kreativitet dhe teknologjinë më të avancuar, si lloje të ndryshme të dyshekëve, jastëkë ergonomikë e anatomikë dhe mbishtresa dysheku.

comodita gjermani frankfurt

Paraqitja atraktive e Comodita në këtë panair prestigjioz, si dhe afirmiteti i saj nëpër botë, ka rezultuar me vizita të shumta nga përfaqësues të kompanive të njohura dhe takime produktive ku është diskutuar për mundësitë e krijimit të marrëdhënieve biznesore.

comodita gjermani frankfurt

Përfaqësues nga Comodita e konsiderojnë panairin Heimtextil si shans për përfitimin e klientëve të rinj, rritjen e potencialit të tregut, si dhe zgjerimin e saj në tregun botëror.

comodita gjermani frankfurt

Panairi Heimtextil është i hapur për vizitorët nga data 8- 12 janar në të cilin po marrin pjesë 2800 ekspozues nga 60 vende të botës dhe pritet të vizitohet nga mbi 60,000 vizitorë.

comodita gjermani frankfurt
comodita gjermani frankfurt
comodita gjermani frankfurt
comodita gjermani frankfurt
comodita gjermani frankfurt