Comodita nis eksportimin e produkteve edhe në Izrael

Prodhuesi më i madh i shpuzës dhe dyshekëve Comodita po vazhdon zgjerimin e saj edhe në Izrael.
Sot, më 6 gusht, po eksportohet për herë të parë një sasi e konsiderueshme e dyshekëve për një kompani të njohur izraelite.
Drejtori ekzekutiv i Comodita, Eroll Shabi, tha se po e vazhdojnë një rrugëtim të sukseshëm me depërtimin e produkteve të tyre edhe në tregun izraelit.
“Jemi të entuziazmuar për depërtimin e prodhimeve tona në tregje të reja”.
Ndër të tjera, Shabi potencoi se rritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm ka bërë që fabrika e dyshekëve dhe shpuzës Comodita të jetë lider në treg dhe mbi të gjitha kompani e njohur globale.
Ai theksoi se arritjet kanë ardhur si rezultat i një vizioni të qartë për ecjen përpara në industrinë ku veprojnë.
“Gjithashtu e rëndësisë së veçantë mbetet gjithmonë puna e një stafi profesional prej 2400 punonjësish, si dhe prodhimi i produkteve tona cilësore duke aplikuar teknologjinë më moderne”.
Fabrika e dyshekëve dhe shpuzës Comodita prodhon 2.5 milionë dyshekë në vit, 600.000 mbishtresa dysheku dhe 2.5 milionë jastëkë.
Ndër të tjera, Comodita është eksportuesi më i madh në vend, ku prodhimet e saj eksportohen në tregje të mëdha si SHBA, Kanadë, Gjermani, Francë, Spanjë, Zvicër, Holandë dhe të tjera.