75 Mall Live Search
22:45 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Conceiçao debuton në Serie A me barazim, ndryshe nga ndeshjet e Superkupës

Skuadra e Milanit nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Cagliarit (1:1), në javën e 20-të në Serie A.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata në minutën e 51’të dhe më pas në minutën e 55’të, rezultatin e barazoi Zortea.

Me këtë barazim, Milan shkon në kuotën e 28 pikëve në pozitën e tetë.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit, Conceiçao në Serie A me Milanin. Ditë më parë ai e fitoi Superkupën e Italisë./Indeksonline/