75 Mall Live Search
13:53 / E Martë, 31 Dhjetor 2024 / L K

Conceiçao flet për herë të parë si trajner i Milanit, deklarata e tij është e matur

Sergio Conceiçao ka treguar maturi në deklaratën e tij të parë si trajner i Milanit. Trajneri portugez ka thënë se do të shfrytëzon secilën mundësi që ka për të ngritur Milanin në nivele të larta.

“Për mua të gjithë futbollistët janë njësoj. Janë 17 apo 37 vjeç është njësoj për mua. Dua te kuptoj historine e te gjithëve. Lojtarët duhet të kuptojnë parimet e mia. Futbolli është i thjeshtë: duhet të shënosh një gol dhe të mos e pësosh atë. Vetëm rezultati ka rëndësi. Unë jam këtu për të trajnuar një nga ekipet më të mira në botë, nuk mund të refuzoj Milanin. Të gjithë këtu janë të rëndësishëm, nga kopshtari te presidenti, ne duam të kalojmë përpara për të njohur shpejt njëri-tjetrin, kohët janë të shkurtra. Kam pasion të madh, djemtë duhet të shkojnë deri në limit kur stërviten. Duhet të ketë këtë mentalitet në çdo rol për të qenë më i forti” ka thënë Conceiçao./Indeksonline/