13:38 / E Martë, 15 Qershor 2021 / Blerim

UEFA Conference League: Llapi luan kundër Shkupit

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll do të luaj kundër FC Shkupit nga Maqedonia në UEFA Conference League, shkruan IndeksOnline

Për herë të parë është hedhur shorti për kompeticionin më të ri të organizuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA.

Kampioni i Kupës së Kosovës do të luaj kundër FC Shkupit.

Ndeshjet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje me datë 8 dhe 15 korrik!