75 Mall Live Search
21:47 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / Gj. Sh

Conference League nuk e harron golin e Armend Thaqit ndaj Clujit, e shpërndan në faqen zyrtare

Goli i futbollistit të Ballkanit, Armend Thaqit, i shënuar ndaj CFR Clujit, është rikujtuar nga faqja zyrtare e Conference League.

Ndeshja është zhvilluar me 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1, shkruan IndeksOnline.

Armend Thaqi shënoi golin e parë në atë ndeshje, duke e kaluar Ballkanin në epërsi, por që Cluj arriti ta barazonte rezultatin në fund të ndeshjes.

Por goli i Thaqit, gjatë ditës së sotme është kujtuar nga faqja zyrtare e Conference League në Twittet./IndeksOnline/