“Conkers” – Princi Louis, 7 vjeç, mori një “ofertë pune” dhe pallati dha një përgjigje që i bëri të gjithë të qeshnin!

Princi Louis u ftua të ishte përfaqësues nderi në Kampionatin Botëror të Conkers, një lojë tradicionale britanike ku fëmijët përplasin gështenja të egra (të quajtura conkers) derisa njëra të çahet.
Roli do të ishte simbolik, por pallati mbretëror u përgjigj me humor, duke thënë se Louis po “conker-tron” (që i përngjan fjalës koncentrohet, pra përqëndrohet) te mësimet tani për tani.
“E vlerësojmë shumë ftesën, por për momentin Princi Louis është duke u ‘conker-truar’ në shkollë”, tha zëdhënësi i çiftit mbretëror.
Si lindi gjithë kjo histori?
Gjatë një daljeje të fundit me Melania Trump, Kate Middleton u shpreh se Louis ka nisur një “karrierë të fshehtë” si mbledhës gështenjash të egra.
“I gjejmë gjithandej, në dollap, në krevat, madje i fut edhe në kamionët e tij lodër”, tha ajo.
Edhe pse Louis nuk e mori “punën”, gara u shpëtua nga mbreti Charles, i cili ndihmoi personalisht duke dërguar mbi 300 të tilla nga kështjella “Windsor”.
Organizatorët thonë se kjo ndihmë ishte vendimtare, pasi vera e thatë kishte ulur ndjeshëm numrin e farave cilësore për këtë lojë.
“Nuk dimë kush i ka mbledhur, por na pëlqen të imagjinojmë se ndoshta ka qenë vetë mbreti”, thanë organizatorët me shaka.