CONMEBOL përkrah Infantinon në rast të rikandidimit të tij për president të FIFA-s
Zgjedhjet e brendshme të FIFA-s pritet të mbahen gjatë vitit të ardhshëm.
Dhe një nga konfederatat e futbollit (CONMEBOL), doli në përkrahje të presidentit aktual, Gianni Infantinos, i cili nuk ka vendosur ende se a do të kandidojë për një mandat të katërt.
Presidenti i kësaj konfederate, Alejandro Dominguez dha mesazhin e tij përkrahës për italianin.
“President Gianni Infantino, faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit të Amerikës së Jugut dhe për lidershipin e ushtruar në nivel global. Ne e vlerësojmë thellësisht afërsinë tuaj me rajonin tonë dhe vizionin tuaj për të vazhduar rritjen e lojës në mbarë botën”, ishin fjalët e Dominguezit.
Mandati aktual i Infantinos përfundon në vitin 2027./IndeksOnline/

