75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / L A

Conor McGregor do të përballet kundër njeriut, që mposhti Mike Tysonin

Luftëtari i UFC-së, Conor McGregor do të rikthehet në ringun e boksit pas 8 vjetësh.

Irlandezi, flitej se do të përballej me ish-kampionin në WWE, Logan Paul nw Indi.

Por tashmë kundërshari i tij u ndryshua, pasi që Logan Paul pritet të rikthehet në WWE ngase tashmë do të fillojë transmetimet e tyre në “Netflix”.

Irlandezi, tashmë do të përballet kundër vëllait të Logan Paul, Jake Paul.

Paul, ka bërë bujë pasi që ka mposhtur legjendën amerikane të boksit, Mike Tyson muajin e kaluar.

Ndërsa McGregor, ndeshjen e tij të vetme në boks e zhvilloi ndaj legjendës, Floyd Mayweather në të cilën e humbi./IndeksOnline/