15:55 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Conor McGregor pozon pranë të dashurës së tij, shfaqet me veshje interesante

Ai është ish-kampion në Ultimate Fighting Championship i peshave të lehta dhe gëzon një famë të madhe në gjithë botën, shkruan Indeksonline.

Conor McGregor e shijoi në maksimum kohën me të dashurën e tij Dee Devil teksa morrën pjesë në një martesë në Ravello të Italisë.

Irlandezi McGregor, u shfaq në një këmishë mëndafshi të markës Versace, dhe me pantollona të shkurtër.

Këmisha e tij me printime të medaljonit të artë përgjatë mëngëve morri vëmendjen e paparacëve.

Ata dukeshin të lumtur pranë njëri tjetrit, duke shkëlqyer në këtë paraqitje.

Kujtojmë që McGregor dhe Dee janë të lidhur nga viti 2008. /Indeksonline/