Conor McGregor pezullohet nga UFC
Conor McGregor është pezulluar me një muaj mos-pjesëmarrje në UFC për arsye shëndetësore pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.
Irlandezi u dorëzua në raundin e katërt mori u shtrëngua në qafë nga mundësi rus të shtunën.
Dhe tani pezullimi i tij është konfirmuar nga UFC: ”Conor McGregor pezullohet deri më 6/11/18, pa asnjë kontakt deri më 28/10/18”.
McGregor mori disa goditje të forta nga mundësi prej Dagestanit, dhe kështu iralndezi nuk mund të stërvitet deri më 28 tetor, transmeton IndeksOnline.
Është praktikë e zakonshme për UFC që të lansojë pezullime mjekësore pas ndeshjeve të tilla, dhe kështu McGregor nuk do t’i futet oktagonit deri në muajin e ardhshëm.
Kujtojmë se Khabib dhe McGregor u përballën në T-Mobile Arena në Las Vegas në fundjavë, ku rusi mbrojti titullin e kampionit në pesha të lehta./IndeksOnline/