12:16 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Conor prapë e fyen, Marku: Eja, bëhu burrë!

Conor Benni sërish ka folur për boksierin shqiptar, Florian Marku.

Përmes një interviste, Benni tha se i ka treguar Eddie Hearnit që të mos ketë duele me Markun, duke e quajtur këtë të fundit si kur**, shkruan IndeksOnline.

“I kam thënë Hearnit. Mos më bëjë luftëra me kur***”, ishte komenti i boksierit.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Florian Marku, i cili i thotë Conorit të bëhet burrë.

“Eja, bëhu burrë. Le ta organizojmë një meç dhe të luftojmë. Fituesi i merr të gjitha. Mos u bëjë frikacak”, ka shkruar në rrjetet sociale Florian Marku.

Kujtojmë se më 20 shkurt, Marku do të rrahet me boksierin, Charlton./Indeksnline/