75 Mall Live Search
16:07 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Conte: Barkley është lojtar kreativ, kjo është pozita e tij (Foto)

Antonio Conte ka folur për futbollistin më të ri të Chelseat, Ross Barkley.

Blutë e Londrës siguruan 24-vjeçarin, duke e transferuar me vlerën 15 milionë funta nga Evertonit, transmeton IndeksOnline.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte mendon se ky transferim është i qëlluar.

“Është një blerje e mirë. Mendoj se ai mund të luaj ku do në mesfushë. Do të më përshtatet në secilin formacion, si në 3-4-3, ashtu edhe në 3-5-2. Barkley poashtu është një futbollist shumë kreativ”, ka thënë Conte.

Skuadra e Chelseat ndeshjen e radhës do të luaj të mërkurën, kundër Arsenalit për Kupën “Carabao”, por Barkley vështirë se do të jetë në përbërje edhe për disa ditë./IndeksOnline/