16:34 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Conte dhe mjekra e tij “fat” për Chelsean (Foto)

Antonio Conte për herë të parë me ekipin e Chelseat ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Chelsea mposhti 4 me 0 Qarabagun, duke siguruar kështu kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit më të mirë në Europë, transmeton IndeksOnline.

Por, sic duket “fati” i Bluve të Londrës qëndron tek mjekra e trajnerit italian, Antonio Conte.

Ai edhe para ndeshjes me Qarabagun kishte thënë se nëse kjo mjekër sjellë fat, atëherë nuk do ta heq deri në fund të sezonit.

Atëherë nëse ndodh kjo, Conte do të bëjë një ndryshim drastik. Për më shumë shikoni foton e Contes se si mund të duket nëse nuk e heq mjekrrën deri në fund të sezonit./IndeksOnline/