75 Mall Live Search
18:53 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / OSH

Conte: Do të doja që Harry të qëndronte

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte dëshiron që Harry Kane të vazhdojë edhe më tej në ekip.

Harry Kane ka kontratë me Tottenham deri në vitin 2024, por mund të largohet në fund të sezonit.

Në lidhje me vazhdimin apo jo të sulmuesit nga Anglia, me Tottenham foli edhe trajneri i ekipit, Antoni Conte.

Ai tha, se do dëshironte që Kane të qëndronte edhe më tej në ekip.

“Sigurisht , do të doja që Harry të qëndronte këtu dhe do ishte shumë e rëndësishme të kishim një fund të mire të sezonit”, tha Conte, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, sulmuesi është një lojtar që secili trajner do e donte.

“Ai është një lojtar që secili trajner e dëshiron në ekipin e tij. Kam një lidhje të shkëlqyer me Kane”, vazhdoi ai.

Harry Kane në 28 paraqitje këtë sezon me Tootenham, ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.