75 Mall Live Search
19:37 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Conte e ka gjetur në Premierligë zëvendësuesin e Godinit

Mediat italiane raportojnë se Diego Godin do të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Godiun iu bashkua Interit verën e kaluar si futbollist i lirë, mirëpo uruguaiani nuk ka arritur të ambientohet në mënyrën më të mirë në formacionin e Contes.

Conte e ka lënë në stol disa herë Godinin dhe ai tani ia ka bërë të ditur drejtuesve të Interit se do të largohet në fund të sezonit.

Mirëpo largimi i Godin nuk është problem, pasiqë Conte ka gjetur pasuesin e tij dhe ai është Jan Vertoghen.

Belgut i skadon kontrata me Tottenham në fund të sezonit dhe është i gatshëm ti bashkohet Neroaxurëve.

Lukaku gjithashtu thuhet se e ka bindur belgun për tu transferuar në Meazza.